Trump zotohet për transferim të rregullt të pushtetit te Biden

Pas konfirmimit të fitores së Joe Biden nga Kongresi amerikan, presidenti Donald Trump tha se ky vendim përfaqëson, “fundin e mandatit të parë më madhështor në historinë presidenciale amerikane”.

“Edhe pse jam totalisht kundër përfundimit të zgjedhjeve, dhe faktet e mbështesin këtë pretendim, pavarësisht kësaj do të ketë një transferim të rregullt të pushtetit, më 20 janar”, tha Trump përmes një deklarate.

“Gjithmonë, kam thënë se do të vazhdoj të luftoj për të siguruar që të gjitha votat ligjore të numërohen. E ndërsa kjo përfaqëson fundin e mandatit të parë më madhështor në historinë presidenciale, është vetëm fillimi i luftës sonë për ta bërë Amerikën sërish Madhështore”, tha Trump, shkruan CNNA2.