Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi të mërkurën se presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, po ia del “mjaft mirë” në menaxhimin e situatës së krijuar nga lufta mes Rusisë dhe Ukrainës.
“Ai po ia del”, tha Trump gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, duke iu referuar homologut të tij ukrainas.
Komentet e presidentit amerikan vijnë pas zhvillimeve të fundit në samitin e G7, të mbajtur javën e kaluar në Evian, Francë, ku Trump duket se shfaqi një qasje më të afërt ndaj Kievit.
Gjatë samitit, lideri amerikan zhvilloi një takim të gjatë me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe presidentin francez Emmanuel Macron. Edhe pse Trump ka deklaruar vazhdimisht se ruan një marrëdhënie të mirë me presidentin rus, Vladimir Putin, takimet në kuadër të G7-së u interpretuan si një sinjal i mundshëm i afrimit të tij me qëndrimet perëndimore për Ukrainën.
Presidenti francez Emmanuel Macron e cilësoi samitin e G7 si një “sukses”, veçanërisht për Ukrainën, duke theksuar se kishte vërejtur një “ndryshim shumë themelor në qasje” nga ana e presidentit amerikan ndaj çështjes ukrainase.
Deklaratat e fundit të Trump pritet të nxisin diskutime mbi drejtimin e politikës amerikane ndaj luftës në Ukrainë dhe marrëdhëniet me Rusinë.
© SYRI.net



