Trump zbret në Davos me helikopterët e “Marine One”, bie në sy ky detaj

Pasi mbërritën në Cyrih të Zvicrës, presidenti amerikan Donald Trump tani po shkon drejt Davosit.

Ndërsa formacioni i helikopterëve të Trump ngrihet në ajër, vihet re se përkrah helikopterit Black Hawk që mbante Donald Trump, fluturon edhe një tjetër helikopter i të njëjtit lloj.

Kjo bëhet në mënyrë që nga larg të jetë e pamundur të identifikohet se cili është Marine One.

Presidenti Trump pritet të zbarkojë në Davos çdo minutë. Fjalimi i tij është planifikuar për në orën 14:30 në qendrën e konventave. Aktualisht është e pasigurt nëse do të fillojë në kohë.

ImageTrump arrin në Davos

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka arritur në Davos, ku do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik.

Aeroplani presidencial amerikan ateroi pak pas mesditës në aeroportin e Cyrihut dhe që atje, Trump u nis drejt Davosit.

Trump ishte paraparë që të arrinte më herët në Zvicër, por për shkak të një problemi elektrik iu desh të kthehej në SHBA pak pas nisjes dhe të ndërronte aeroplan.