Trump thyen rekordin për fjalimin më të gjatë në Kongres

Trump tani ka thyer rekordin e tij për fjalimin më të gjatë vjetor në Kongres.

Fjalimi i mbajtur zgjatu një orë e 48 minuta, duke vendosur gjithashtu rekordin për fjalimin më të gjatë mbi gjendjen e kombit, duke thyer fjalimin prej një orë e 29 minutash të Bill Clinton në vitin 2000.

Ndërkohë, ish-presidenti Richard Nixon mban rekordin për fjalimin më të shkurtër mbi gjendjen e kombit, duke folur për më pak se 30 minuta në vitin 1972.

Me frazën “vendi ynë është rikthyer”, Donald Trump hapi fjalimin e tij për Gjendjen e Kombit, duke deklaruar para Kongresit se “gjendja e Kombit është e fortë” dhe se “SHBA po fiton përsëri”, duke paraqitur ekonominë, tarifat dhe politikën shtrënguese të imigracionit si shtylla kryesore të suksesit të administratës së tij.

Trump përsëriti pretendimin se administrata e mëparshme e Joe Biden krijoi një “situatë të tmerrshme”, duke iu referuar “inflacionit më të keq në historinë e vendit”, ndërsa pretendoi se administrata e tij tërhoqi më shumë se 18 trilionë dollarë investime në vitin e saj të parë.

Fjalimi u përqendrua te imigracioni, një çështje që dominoi fushatën e tij. Presidenti tha se kufiri amerikan tani është “më i forti dhe më i sigurti në historinë amerikane”.

Duke iu referuar Iranit, Donald Trump pohoi se “kërcënimi serioz” nga SHBA-të kontribuoi në përfundimin e protestave të fundit në vend, duke shtuar, megjithatë, se regjimi ende po punon në programe raketash.

© SYRI.net