Trump thotë se Putini u pajtua për një “armëpushim të pjesshëm” në Ukrainë

U.S. President Donald Trump speaks with Russian President Vladimir Putin, as they meet to negotiate for an end to the war in Ukraine, at Joint Base Elmendorf-Richardson in Anchorage, Alaska, U.S., August 15, 2025. REUTERS/Kevin Lamarque

Presidenti i ShBA-së Donald Trump, ka bërë të ditur se Rusia është pajtuar për një armëpushim të pjesshëm me të cilin do të ndalen të gjitha sulmet ndaj qyteteve ukrainase për një javë.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë tha në një takim të kabinetit se kishte kërkuar nga homologu rus, Vladimir Putin, “që të mos sulmojë drejt Kievit dhe qyteteve të ndryshme për një javë dhe ai u pajtua për ta bërë këtë”, raporton gazeta “The Telegraph” transmeton Klankosova.tv.

Nën bombardimet e vazhdueshme të sistemit energjetik, miliona ukrainas kanë mbetur pa furnizim me rrymë në temperatura të ulëta.

“Ata kurrë nuk e kanë përjetuar të ftohtët si ky”, tha Trump.

Trump shtoi se është shumë mirë që Putin do t’i ndalë sulmet.

Ende zyrtarisht nuk ka ndonjë konfirmim nga pala ruse se do të ndalohen sulmet ndaj kryeqytetit ukrainas, Kievit dhe qyteteve tjera.