Trump thotë se ‘nuk ishte i shqetësuar’ gjatë të shtënave në Darkën e Korrespondentëve

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, deklaroi se “nuk ishte i shqetësuar” ndërsa po evakuohej nga Darka e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, pasi një person i armatosur u përpoq të sulmonte sallën e vallëzimit.

“Nuk isha i shqetësuar. E kuptoj jetën. Jetojmë në një botë të çmendur”, tha Trump gjatë një interviste me programin 60 Minutes të CBS News, një ditë pas të shtënave në një hotel në Uashington DC të shtunën në mbrëmje, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Media amerikane e emëroi Cole Tomas Allen, 31 vjeç, si të dyshuarin, i cili u arrestua pasi policia tha se ai hapi zjarr pranë një pike kontrolli sigurie gjatë eventit. Ai do të paraqitet në gjykatë të hënën.

Task-forca e FBI-së për hetimin penal dhe terrorizmin po heton incidentin.

Prokurori i Përgjithshëm i ShBA-së, Todd Blanche, tha se i dyshuari “ka të ngjarë” të ketë synuar zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë të pranishëm, bazuar në gjetjet “paraprake”, duke shtuar se motivi i personit të dyshuar të armatosur është ende nën hetim.