Trump thotë se Irani mund të telefonojë nëse dëshiron të flasë

Presidenti Donald Trump tha të dielën se Irani mund të telefonojë nëse dëshiron të negociojë një fund të luftës së nisur nga ShBA-ja dhe Izraeli, ndërsa ministri i jashtëm iranian u kthye në Pakistan për bisedime pavarësisht mungesës së homologëve amerikanë, transmeton Klankosova.tv.

Shpresat për ringjalljen e përpjekjeve për paqe ishin zbehur më parë pasi Trump anuloi një vizitë në Islamabad të të dërguarve të tij, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, edhe pse Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, vazhdoi të lëvizte midis vendeve ndërmjetësuese.