Trump thotë se është shumë e rrezikshme që Britania të merret vesh me Kinën

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, tha se ishte e rrezikshme që Britania të hynte në biznes me Pekinin, ndërsa kryeministri Keir Starmer vlerësoi përfitimet ekonomike të rivendosjes së marrëdhënieve me Kinën gjatë një vizite atje të premten.

Ndërsa udhëheqësit perëndimorë shqetësohen nga paparashikueshmëria e Trump, Starmer është i fundit që shkon në Kinë, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Në bisedimet tre-orëshe me Presidentin Xi Jinping të enjten, udhëheqësi britanik bëri thirrje për një “marrëdhënie më të sofistikuar” me akses të përmirësuar në treg, tarifa më të ulëta dhe marrëveshje investimi, ndërsa diskutoi gjithashtu për futbollin dhe Shekspirin.