Trump takohet me Ahmad al-Sharaa në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti amerikan Donald Trump priti në Shtëpinë e Bardhë në Uashington presidentin e përkohshëm të Sirisë, Ahmad al-Sharaa, i cili më parë ka qenë një nga drejtuesit kryesorë të organizatës xhihadiste Al-Nusra.

Takimi u zhvillua në një kohë kur po qarkullojnë raporte për plane atentati ndaj udhëheqësit sirian.

Sipas mediave ndërkombëtare, bisedimet mes Trump dhe al-Sharaa pritet të fokusohen në të ardhmen politike të Sirisë, stabilitetin rajonal dhe luftën kundër ekstremizmit në Lindjen e Mesme.

Bëhet fjalë për një ngjarje historike, pasi është vizita e parë e një presidenti sirian në SHBA që nga viti 1946. Ish-rebel xhihadist që mori pushtetin pas rrëzimit të Bashar al-Asadit, al-Sharaa synon t’i japë fund dekadave të izolimit ndërkombëtar të Sirisë.