Trump shpërthen në Twitter: Kina gënjen për shifrat e koronavirusit, ka më shumë viktima

Ai gjithashtu tha se shifrat e viktimave nga koronavirusi në SHBA, as nuk i afrohen atyre të Kinës. Në total Kina ka 4600 viktima, ndërsa SHBA më shumë se 35.000.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve në Kinë, janë sa ¼ e atyre në SHBA, shumë më pak se sa pretendon Trump, i cili akuzon Kinën për fshehje të numrit të viktimave, shkruan The Indipendent.

Numri i viktimave nga covid-19 në Wuhan u rrit me 50%, pasi vendi filloi të raportojë shifrat e prapambetura, me justifikimin se spitalet ishin plot, dhe ka pasur pasaktësi në raportim.