Rasti në Veles, Filipçe: Presim raportin e autopsisë

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencën e sotme për shtyp tha se ende nuk ka marrë raportin e autopsisë së dy anëtarëve të familjes Manoilov që u gjetën të vdekur në banesën e tyre në Veles. Filipçe theksoi se pasi të sigurohet raporti i shkruar do të mund të mësohet edhe data përafërsisht e sakë vdekjes së viktimës e cila rezultoi pozitiv me Covid-19.

“Po pres raportin e Institutit për mjekësi ligjore, kur do të jenë gati do të prezantojmë para publikut. Po mblidhen informacione edhe prej institucioneve tjera që mund të jenë relevante dhe mund të ndikojnë në vërtetimin e datës së saktë të vdekjes. Kemi pasur bisedime edhe me drejtorin e Institutit për Mjekësi Ligjore dhe ata po punojnë me intensitet “, tha Filipçe.

Alsat ekskluzivisht informoi se gruaja 79 vjeçare që u gjet e vdekur në banesën e saj ka rezultuar pozitiv ndaj virusit Korona, ndërsa sipas fqinjëve për herë të fundit zonja dhe djali i saj janë para festave të fund vitit. Kjo ngriti dyshimet nëse virusi ka qenë prezent në vend nga muaji dhjetor apo fillimi i muajit janar.