Trump shpallet fajtor për abuzim seksual

Juria e Gjykatës Federale të Manhatanit e ka shpallur fajtor Donald Trumpin për abuzim seksual ndaj shkrimtares, E. Jean Carroll.

Aty u zbulua gjithashtu se Trump kishte shpifur ndaj saj, për çfarë detyrohet tash të paguajë rreth 5 milionë dollarë dëmshpërblim.

Trump është vërtetuar në gjykatë se ka abuzuar seksualisht kolumnisten në një dyqan mallrash në vitet e ’90-ta, raporton CNN, transmeton KlanKosova.tv.

Kjo është hera e parë që një ish-president i ShBA-së shpallet fajtor për abuzim seksual.

Ky verdikt vjen fare në prag të nisjes së fushatës nga ana e Donald Trump për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.