Trump shkarkon një inspektor që po hetonte mbi Pompeon

Presidenti amerikan, Donald Trump shkarkoi një hetues të qeverisë, i cili kishte hapur një hetim mbi sekretarin e Shtetit, Mike Pompeo, deklaroi një i zgjedhur demokrat duke theksuar se bëhej fjalë për një akt potencialisht të paligjshëm. Departamenti i Shtetit konfirmoi shkarkimin e inspektorit të përgjithshëm, pa dhënë asnjë arsye. Demokrati i zgjedhur Eliot Engel, i cili kryeson Komitetin e Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, deklaroi se kishte mësuar se Linick kishte hapur një hetim për Pompeon. “Fakti që Linick u pushua nga puna në mes të një hetimi të tillë sugjeron fuqimisht se ky është një veprim i paligjshëm hakmarrës”, shtoi Engel.