Trump: SHBA kalon kulmin në rastet e reja me COVID-19

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) ka kaluar kulmin e saj në rastet e reja të koronavirusit të ri (COVID-19), tha Presidenti amerikan, Donald Trump.

Duke folur gjatë një konferencë në Shtëpinë e Bardhë të task forcës kundër koronavirusit, Trump tha se raste të reja janë në rënie në zonën metropolitane në New York, qytetin Houston, Teksas dhe qytetin e New Orleans në Louisiana, kurse rastet në Detroit dhe zonën Denver janë të njëjta.

“Beteja vazhdon, por të dhënat e fundit sugjerojnë në mbarë vendin se SHBA ka kaluar kulmin në raste të reja. Shpresojmë që kjo do të vazhdojë dhe ne do të vazhdojmë të bëjmë progres të madh”, tha Trump.

Ai gjithashtu tha se Washington D.C., Baltimore, Maryland dhe Philadelphia “po tregojnë shenja të mëdha të progresit”.

“Këto zhvillime inkurajuese na kanë vendosur në një pozitë shumë të fortë për të përfunduar udhëzimet për shtetet për rihapjen e vendit”, tha Trump.

Presidenti amerikan tha se udhëzimet e reja do të shpallen pasdite të enjten.

Mbi 30.000 persona kanë vdekur në SHBA nga koronavirusi, me gati 650.000 raste të konfirmuara.

Në nivel global, virusi ka infektuar më shumë se 2 milionë njerëz dhe ka marrë mbi 133 mijë jetë, sipas shifrave të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins me qendër në SHBA. Më shumë se gjysmë milioni janë shëruar.