Presidenti amerikan Donald Trump ka publikuar në rrjetin social Truth Social një listë ku tregohet se 33% e familjeve nga Maqedonia që jetojnë në SHBA, marrin ndihmë sociale. Në këtë listë, presidenti Trump ka shpërndarë të dhëna mbi përfitimin e asistencës sociale edhe nga familjet emigrante të vendeve të tjera në SHBA.
Sipas këtyre të dhënave, 41.3% e familjeve emigrante nga Shqipëria, në Shtetet e Bashkuara përfitojnë ndihmë sociale nga shteti amerikan. Në këtë listë është e përfshirë edhe Kosova me 46% familje që përfitojnë ndihmë sociale.
Tabelat janë pjesë e një renditjeje me titull “Immigrant Welfare Recipient Rates by Country of Origin”, ku paraqitet përqindja e familjeve emigrante që marrin asistencë sociale, të ndara sipas vendit të origjinës. Në listën e publikuar nga Trump, Shqipëria rezulton me një përqindje më të ulët krahasuar me disa vende të tjera, por mbi pragun 40%, duke u renditur pranë shteteve si Moldavia, Ukraina dhe Vietnami.







