Trump përjashton arrestimin e Netanyahut gjatë vizitës në SHBA

Presidenti i Shteteve te Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu nuk do të arrestohet gjatë qëndrimit të tij n territorin amerikan, duke reaguar ndaj deklaratave të fundit të kryebashkiakut të Nju Jorkut, Zohran Mamdani.
“Benjamin Netanyahu nuk do të arrestohet, në asnjë formë, ndërsa ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shkroi Trump në rrjetin e tij social Truth Social, duke vlerësuar gjithashtu rolin e Netanyahut gjatë luftës me Iranin.
Deklarata e presidentit amerikan vjen dy ditë pasi
Mamdani, në një interviste për New York Times, tha se po zhvillohen diskutime për mundësinë ligjore të arrestimit të Netanyahut nëse ai merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në shtator.
“Besoj se vendi i kryeministrit Netanyahu është në Hagë.
Ai është një kriminel lufte ndaj të cilit Gjykata Penale
Ndërkombëtare ka lëshuar urdhër arresti”, tha Mamdani.
Megjithatë, ai pranoi se nuk është e qartë nëse autoritetet lokale kanë kompetencë për t vepruar ndaj një udhëheqësi të huaj, duke shtuar se “po zhvillohen diskutime aktive” me autoritetet e Nju Jorkut për këtë çështje.
Komentet e kryebashkiakut u dënuan nga zyrtarët izraelite. Ambasadori i Izraelit në OKB, Danny Danon, deklaroi se ato “nuk do të ndryshojnë asgjë” dhe se Netanyahu do të udhëtojë gjithsesi në Nju Jork.
“Zoti Mamdani duhet të merret me problemet që politikat
e tij po shkaktojnë në Nju Jork”, thuhet në reagimin e Zyrës së Kryeministrit izraelit.
Gjykata Penale Ndërkombëtare me seli n Hagë lëshoi në vitin 2024 urdhër-arrest ndaj Benjamin Netanyahut për akuza ё lidhen me krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Rripin e Gazës, në kuadër të ofensives izraelite pas sulmit të Hamasit më 7 tetor 2023.