
Presidenti amerikan Donald Trump festoi kapjen e udhëheqësit të rrëzuar venezuelan, Nicolas Maduro, duke u mburrur se operacioni me rrezik të lartë dëshmoi se SHBA-ja ka ushtrinë “më të frikshme” në botë, raporton CNN.
“Kishim shumë trupa në terren, por ishte e jashtëzakonshme”, tha ai gjatë një fjalimi në një takim të ligjvënësve republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve në Washington, DC. “Ishte taktikisht brilante”.
Trump u tregoi ligjvënësve republikanë disa detaje operacionale, duke lënë të kuptohet se SHBA-ja ndërpreu energjinë elektrike në pjesë të mëdha të Venezuelës pak para se të hynte në vend. Kjo i dha ushtrisë elementin e befasisë teksa iu afrua kompleksit të Maduro-s.
“Dhe mendoni për këtë, askush nuk u vra”, tha Trump. “Dhe në anën tjetër, shumë njerëz u vranë”.
Trump më pas kritikoi demokratët për shprehjen e shqetësimeve lidhur me vendimin për kapjen e Maduros, duke u ankuar se pak veta në parti po e urojnë atë.
“Në një moment ata duhet të thonë, e dini, ‘Bëtë një punë të shkëlqyer’”, tha ai. “‘Faleminderit, urime’. A nuk do të ishte mirë?”.



