Trump: Parandalimi dhe kontrolli i epidemisë nga Kina ka arritur rezultate të dukshme

Presidenti amerikan Donald Trump organizoi të shtunën një konferencë shtypi në Shtëpinë e Bardhë. Duke iu përgjigjjur pyetjeve nga gazetari i Grupit Mediatik të Kinës (CMG), Trump-i vlerësoi pozitivisht rezultatet e arritura nga Kina në fushën e parandalimit dhe të kontrollit ndaj epidemisë.

Në këtë konferencë shtypi, Trump-i tha se përhapja e koronavirusit të ri në Kinë po ulet. Lidhur me këtë, gazetari i CMG-së pyeti që, nëse epidemia në ShBA keqesohet, a ka mundësi që qeveria amerikane të marrë masa të ngjashme me ato në Kinë? Lidhur me këtë, Trump-i u shpreh se Kina arriti përparimet e mëdha në fushën e parandalimit dhe të kontrollit ndaj epidemisë dhe ShBA-ja po shqyrton mundësinë e marrjes së një pjese të masave si ato të Kinës kundër epidemisë.

“Kemi mbajtur lidhje të ngushta me Kinën, duke përfshirë edhe ato mes presidentit Xi dhe meje. Presidenti Xi shpreson se epidemia do të kalojë sa më shpejt dhe ai po punon shumë për këtë. Tani Kina ka arritur përparime të mëdha. Kemi parë se edhe ‘Starbucks’ është hapur përsëri. Edhe Tim Cook (CEO I ‘Apple’) tha se kompania e tij do të rifillojë prodhimin në Kinë. Parandalimi dhe kontrolli i Kinës ndaj epidemisë ka arritur përparime të mëdha”, u shpreh presidenti Trump. (Çang Çuo)