Presidenti Donald Trump e shtoi presionin ndaj Iranit për të arritur një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara, duke thënë se vendit nuk do t’i “mbetet askush” nëse nuk e bën një gjë të tillë.“Bëni më mirë një marrëveshje”, i tha Trump gazetarit të Fox News, Trey Yingst, në një intervistë të martën, duke shtuar: “Nuk do t’ju mbetet askush”.
Presidenti vazhdoi duke thënë se SHBA-ja “po tregohet shumë e kujdesshme me popullsinë civile”, përpara se të përsëriste: “Por unë thashë, bëni më mirë një marrëveshje. Nuk do t’ju mbetet asgjë”.Trump tha se ky mesazh iu përcoll Iranit gjatë komunikimit më të fundit mes përfaqësuesve të tij dhe Teheranit, i cili, sipas tij, ndodhi “rreth një orë më parë”.
I pyetur nëse beson se Irani do ta bëjë një marrëveshje të tillë, Trump i tha Yingst: “Duhet ta bëjnë. Nuk e di nëse do ta bëjnë apo jo”.
Rajon-Botë Trump paralajmëron Iranin se “s’do t’i mbetet askush” nëse s’bën marrëveshje



