Trump: Pa mua, NATO do të ishte në hirin e historisë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka shkaktuar reagime të shumta me një postim të ri në platformën Truth Social të martën, ku ka pretenduar se roli i tij ka qenë vendimtar për mbijetesën e NATO-s.

Trumpu shkroi se “asnjë person i vetëm, apo president, nuk ka bërë më shumë për NATO-n sesa presidenti Donald J. Trump”, duke shtuar se pa ndërhyrjen e tij, aleanca ushtarake transatlantike nuk do të ekzistonte më.

“Nëse nuk do të kisha ardhur unë, nuk do të kishte NATO tani!!! Do të kishte qenë në hirin e historisë. Trishtuese, por e VËRTETË!!! Presidenti DJT”, ka shkruar Trump.

Më herët gjatë ditës, Trumpi gjithashtu ka ripostuar një postim tjetër ku pretendohej se Kina dhe Rusia janë “kukulla frikësuese”, ndërsa “kërcënimi i vërtetë” për Shtetet e Bashkuara vjen nga OKB-ja, NATO-ja dhe Islami.

Pas pak, Trumpi do të mbajë konferencë për shtyp bashkë me sekretaren e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt.