Trump: Një tjetër armatë e bukur po shkon drejt Iranit tani!

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se një “një tjetër” flotë ushtarake amerikane është duke shkuar drejt Iranit.

“Meqë ra fjala, ka një armatë tjetër të bukur që lundron bukur drejt Iranit tani. Pra, do ta shohim”, tha Trump të martën në një fjalim në shtetin amerikan të Ajovës.

Nuk ishte menjëherë e qartë nëse Trump po i referohej aeroplanmbajtëses USS Abraham Lincoln dhe anijeve luftarake shoqëruese që kishin mbërritur tashmë në Lindjen e Mesme të hënën, apo forcave të tjera ushtarake amerikane.

Ndërkohë, komanda rajonale përgjegjëse e ushtrisë amerikane, CENTCOM, njoftoi një stërvitje shumëditore të forcave ajrore në Lindjen e Mesme.

Trump kohët e fundit refuzoi të përjashtonte ndërhyrjen ushtarake të SHBA-së në Iran pas një shtypjeje të dhunshme të protestave e cila, sipas grupeve të të drejtave të njeriut dhe dëshmitarëve, rezultoi në mijëra vdekje.

Lidhur me udhëheqjen në Teheran, Trump tha në Iowa: “Shpresoj që ata të arrijnë një marrëveshje”.

Ai më parë i kishte thënë portalit amerikan të lajmeve Axios se Irani ishte i interesuar në një zgjidhje diplomatike për tensionet me SHBA-në. Situata me Iranin është “në ndryshim” sepse SHBA-të kanë dërguar një flotë të madhe në rajon, tha Trump në një intervistë për Axios./ DPA News.

© SYRI.net