Nga data 13 deri më 15 maj, pritet vizita e Presidentit amerikan, Donald Trump, në Kinë. Në rrjetet sociale, ai është shprehur se udhëheqësi kinez Xi Jinping do t’i “japë një përqafim të madh e të ngrohtë” kur të mbërrijë në Pekin.
Megjithatë, lidhjet ekonomike të forta të Kinës me Iranin, të kombinuara me tensionet tregtare që kanë nisur që nga presidenca e parë e Trump, mund të ndikojnë gjatë vizitës së tij. Pavarësisht viteve të tëra që Trump e ka lavdëruar Xi-n, duke e konsideruar rival të fortë dhe të denjë për respekt, realiteti politik dhe ekonomik duket se do ta kufizojë ceremoninë.
Trump, siç e ka shprehur publikisht, nuk i pëlqejnë fluturimet e gjata, prandaj ai do të qëndrojë në Kinë për vetëm 3 ditë.
Edhe pse do të ketë një ceremoni mirëseardhjeje, ajo nuk parashikohet si vizita e tij e parë në Kinë në 2017-ën, e cila u konsiderua si thjesht një “vizitë shtetërore plus”. Gjatë asaj vizite, Kina kishte organizuar një pritje të jashtëzakonshme dhe Xi kishte përgatitur një turne ekskluziv në Qytetin e Ndaluar, ku Trump dhe Zonja e Parë Melania Trump shijuan një darkë private.
Trump u bë lideri i parë i huaj që prej themelimit të Republikës Popullore të Kinës në 1949-ën që u trajtua me respekt të veçantë (historikisht të rezervuar për perandorët). Dita tjetër u pasua me një ceremoni tjetër mirëseardhjeje në Sallën e Madhe të Popullit, me paradë ushtarake dhe një banket shtetëror që përfshinte video nga vizita e mëparshme e Xi në Florida dhe një këngë e mbesës së Trump, Arabella.
Siç e theksuam, Pekini rrallë ofron një pritje kaq madhështore për liderë të huaj.
Për shembull, gjatë vizitës së Kryeministrit britanik Keir Starmer në Qytetin e Ndaluar në janar, Xi mungoi dhe vendi mbeti i hapur për turistët e zakonshëm. Starmer kaloi mes turmës së vizitorëve pa ceremoni të veçantë, duke treguar qartë diferencën me pritjen që i bëhet Trump-it.
Analistët politikë paralajmërojnë se, pavarësisht ceremonisë së mundshme, vizita e Trump në Pekin këtë javë do të jetë më e kufizuar, më pak spektakolare dhe më e kujdesshme, duke marrë parasysh tensionet aktuale ndërkombëtare dhe marrëdhëniet ekonomike të ndërlikuara të Kinës.
/tvklan.al



