Ish-presidenti i ShBA-së, Donald Trump, ka lavdëruar presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, atë të Turqisë, Recep Tayipp Erdogan dhe diktatorin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un.
Në një audio-intervistë për CNN, Trump tha se i pëlqen Putini, teksa shtoi se marrëdhënia midis tyre duhet të jetë e mirë.
“Të shkosh mirë me Rusinë është një gjë e mirë, jo një gjë e keqe, në rregull? Sidomos sepse ata kanë 1 mijë e 332 koka bërthamore të ndyrë”, është shprehur Trump, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.
“Unë shkoj shumë mirë me Erdoganin, edhe pse nuk duhet ta bëni, sepse të gjithë thonë se çfarë tipi i tmerrshëm. Por ju e dini që për mua funksionon mirë”, tha Trump në një intervistë në janar 2020, përcjell Klankosova.tv.
Trump ka tërhequr prej kohësh polemika për lavdërimin e liderëve si Putini.
Ai në mënyrë famëkeqe u anua me liderin rus kundër agjencive të tij të sigurisë në një samit në Helsinki në vitin 2018, ku deklaroi se dyshonte se Rusia kishte ndërhyrë në zgjedhjet e 2016-ës.
Pavarësisht shprehjes së admirimit për ta, Trump pretendon se ka mbajtur një qëndrim të ashpër me liderë si Putin dhe Kim gjatë kohës që ishte në detyrë.