Trump: Lukoil financon Rusinë. Por kush e solli këtë kompani në Maqedoni në vitin 2021

Kompania e tregtisë së benzinës “Lukoil” është vendosur dje në sanksione nga Presidenti i SHBA-ve Donald Trump. Kjo kompani sipas departamentit amerikan të shtetit financon Rusinë në luftën kundër Ukrainës. Por, pyetja mbetet se kush e solli “Lukoil” në Maqedoninë e Veriut në Tetor të vitit 2021. Sigurisht që qeveria e atëhershme ku participonte edhe BDI-ja ka pasur njohje për kompaninë “Lukoil”. Ndryshe, sipas informacioneve bëhet e ditur se atëherë gjithë veturat zyrtare të Maqedonisë së Verit janë furnizuar me naftë pikërisht nga “Lukoil”. A është kjo në një vijë me deklarimet e BE-së për ndikimin e Rusisë edhe në vendin tonë.