Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka folur përsëri për situatën në Iran, vetëm disa orë pasi deklaroi se lufta është “shumë e plotë, pothuajse e mbyllur”.
Trump tha se veprimet e tij ndaj Iranit ishin një “eskursion” për të eliminuar një të keqe, duke shtuar se do të jetë një operacion afatshkurtër.
“Ne bëmë një ekskursion të vogël sepse menduam se duhej ta bënim atë për të hequr qafe një të keqe. Pastaj, mendoj se do ta shihni se do të jetë një ekskursion afatshkurtër. Kemi fituar në shumë mënyra, por nuk kemi fituar mjaftueshëm. Po ecim përpara më të vendosur se kurrë për të arritur fitoren përfundimtare që do të eliminojë këtë rrezik njëherë e mirë,” deklaroi ai.
Ai përmendi edhe vrasjen e komandantit iranian Qasem Soleimani gjatë mandatit të tij të parë, duke thënë: “Ai ishte i aftë, i dhunshëm dhe i rrezikshëm. Por ne e eliminuam i pari.”
Trump u ndal gjithashtu te gatishmëria e Iranit për të sulmuar SHBA dhe aleatët e saj. Sipas tij, Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kanë shkatërruar rreth 80 përqind të vendeve të lëshimit të raketave të Iranit.
“Brenda një jave ata do të na sulmonin 100%. Ishin gati. Ata kishin të gjitha këto raketa shumë më tepër sesa mendonte kushdo, dhe do të na sulmonin, por do të sulmonin të gjithë Lindjen e Mesme dhe Izraelin. Dhe nëse do të kishin një armë bërthamore, do ta kishin përdorur atë në Izrael.
Dhe ky do të ishte një sulm i madh. E di që ata i kishin të gjitha ato vende për raketa dhe të gjitha ato lançuese që i hoqëm qafe, rreth 80% e tyre tani, meqë ra fjala, i hoqën qafe shumicën, është shuar në një farë mase. U kanë mbetur shumë pak,” tha ai.
Ai lavdëroi gjithashtu ushtrinë amerikane: “Raketat janë shkatërruar, dronët janë rrëzuar dhe po godasim vendet ku prodhohen ato. Është punë e madhe, por bota do të jetë më e sigurt sapo gjithçka të përfundojë – dhe do të përfundojë shpejt.”
© SYRI.net



