Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se beson se një marrëveshje midis Ukrainës dhe Rusisë mund të jetë afër, edhe pse pranoi armiqësinë e thellë midis udhëheqësve të të dy vendeve.
Duke folur për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha se armiqësia personale dhe politike midis presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy dhe atij rus Vladimir Putin ka komplikuar përpjekjet për t’i dhënë fund konfliktit.
“Zelenskyy dhe Putin e urrejnë njëri-tjetrin dhe kjo e bën shumë të vështirë. Por mendoj se jemi shumë afër arritjes së një marrëveshjeje.”
Trump nuk dha detaje për përmbajtjen e bisedimeve.
“Mendoj se kemi një shans të mirë për ta zgjidhur.”
Që nga viti 2022, Rusia ka vijuar agresionin ndaj Ukrainës, ndërsa të dielën pritet të ketë një takim trepalësh mes Moskës, Kievit dhe Uashingtonit.



