Trump: Kemi armët më të fuqishme, por e urrejmë t’i përdorim ato

Donald Trump para Asamblesë së OKB-së foli edhe për armët bërthamore, duke thënë se “sot nuk ka rrezik më serioz për planetin tonë”.

Ai i quan ato “armët më të fuqishme dhe shkatërruese të shpikura ndonjëherë nga njeriu” dhe u kujton të pranishmëve se “Shtetet e Bashkuara, siç e dini, kanë shumë”.

“Ashtu siç bëra në mandatin tim të parë, e kam bërë përmbajtjen e këtyre kërcënimeve një përparësi kryesore, duke filluar me kombin e Iranit. Pozicioni im është shumë i thjeshtë, sponsori numër një i terrorizmit në botë nuk mund të lejohet kurrë të zotërojë armën më të rrezikshme”.

Ai flet për Operacionin “Çekani i Mesnatës”, ku shtatë bombardues amerikanë B-2 hodhën bomba mbi objektet kryesore bërthamore të Iranit, të cilat ai thotë se “shkatërruan plotësisht gjithçka”.

Trump shtoi se përkundër që i kanë armët më të fuqishme, e urren t’i përdorin ato. / Klankosova.tv