Presidenti amerikan, Donald Trump u pyet rreth potencialit për bisedime të mëtejshme midis SHBA-së dhe Iranit, pasi delegacionet e tyre nuk arritën një marrëveshje në Pakistan gjatë fundjavës.
“Ata do të donin shumë të bënin një marrëveshje”, tha ai, shkruan BBC,transmeton Klankosova.tv.
“Irani nuk do të ketë armë bërthamore”, thotë ai – gjë që mbetet një pikë kyçe mosmarrëveshjeje midis dy palëve.
“Ne ramë dakord për shumë gjëra, por ata nuk ranë dakord për këtë.”
Por ai është “i sigurt” se iranianët do të bien dakord në fund. “Nëse nuk bien dakord, nuk ka marrëveshje”, thotë Trump.



