Trump i pushon nga puna hetuesit që morën pjesë në çështjet penale kundër tij

Presidentit Donald Trump ka shkarkuar disa zyrtarë të Departamentit të Drejtësisë që drejtuan hetimet për çështjet penale kundër tij.

Një letër nga Prokurori i Përgjithshëm në detyrë, James McHenry drejtuar zyrtarëve thoshte se atyre nuk mund t’u “besohet” zbatimi “me besnikëri” i politikave dhe agjendës së Trump.

“Ju keni luajtur një rol të rëndësishëm në ndjekjen penale të Presidentit Trump. Funksionimi i duhur i qeverisë varet në mënyrë kritike nga besimi që zyrtarët eprorë kanë te vartësit e tyre. Duke pasur parasysh rolin tuaj të rëndësishëm në ndjekjen penale të Presidentit, nuk besoj se udhëheqja e Departamentit mund t’ju besojë për të ndihmuar në zbatimin me besnikëri të agjendës së Presidentit.

Si rezultat, në përputhje me Nenin I të Kushtetutës dhe ligjet e Shteteve të Bashkuara, punësimi juaj në Departamentin e Drejtësisë ndërpritet dhe ju hiqeni nga shërbimi federal menjëherë”, shkruhet në letrën e Prokurorit të Përgjithshëm, James McHenry.

Disa nga individët kanë punuar me këshilltarin special Jack Smith, zyra e të cilit është mbyllur pasi ai hoqi dorë nga dy çështjet penale kundër Trump.

 

Top Channel