Kryeministri i Izrael, Benjamin Netanyahu, ka bërë të ditur se ka urdhëruar nisjen sa më shpejt të negociatave të drejtpërdrejta me Libani.
Në një deklaratë zyrtare, Netanyahu u shpreh se ky vendim vjen pas kërkesave të përsëritura nga pala libaneze për hapjen e dialogut direkt mes dy vendeve.
“Duke marrë parasysh kërkesat e vazhdueshme të Libanit për të nisur negociata të drejtpërdrejta me Izraelin, dje i kam dhënë udhëzime kabinetit që këto bisedime të fillojnë sa më parë,” thuhet në deklaratën e tij.
Sipas kryeministrit izraelit, negociatat do të përqendrohen në çarmatimin e Hezbollah si dhe në vendosjen e marrëdhënieve paqësore mes Izraelit dhe Libanit.



