Presidenti i SHBA’së, Donald Trump, ka thënë se pjesëmarrja e tij në Samitin e NATO’së ka qenë një sukses i jashtëzakonshëm.
“Media e lajmeve të rreme po bën gjithçka që është e mundur që të minimizojë rëndësinë e takimit tim në suksesshëm në Londër për NATO”, ka shkruar Trump në profilin e tij në Facebook.
“Unë kalova shumë mirë me liderët e tjerë të NATO’së dhe madje i detyrova të pagujanë 130 miliardë dollarë më shumë në vit, 400 miliardë dollarë më shumë në 3 jvet. Nuk ka asnjë rritje në apgesë për SHBA’në, vetëm respekt i thellë”
Trump e ka fjalën për videon që ka qarkulluar nëpër medie sociale ku liderët e Kanadasë, Francës dhe Britanisë, Justin Trudeau, Emmanuel Macron dhe Boris Johnson bënin shaka me të për kohën që kalonte nëpër konferenca për medie.
Gjithsesi, Trump duket se ia ka arritur qëllimit të tij duke kërkuar nga të gjitha shtetet e NATO’së që të paguajnë pjesën e tyre, dhe të heqin barrën kryesore që e ka SHBA në këtë aleancë.
Trump po ashtu e ka quajtur Trudeaun “dyfytyrësh”. /Express/