Trump: Gjëra shumë të mira po ndodhin në Ukrainë dhe Rusi

PALM BEACH, FLORIDA - AUGUST 08: Republican presidential candidate former President Donald Trump speaks during a press conference at Mr. Trump's Mar-a-Lago estate on August 08, 2024, in Palm Beach, Florida. Polls currently show a close race between Trump and Democratic presidential candidate, U.S. Vice President Kamala Harris. (Photo by Joe Raedle/Getty Images)

Presidenti amerikan, Donald Trump iu është përgjigjur shkurt disa gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë para se të niset për Iowa.

Ai ka folur edhe për luftën në Ukrainë pas bisedimeve trepalëshe që u zhvilluan javën e kaluar.

“Po ndodhin gjëra shumë të mira në Ukrainë dhe Rusi”, ka pohuar lideri amerikan duke mos dhënë më shumë detaje.

Theksojmë se në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe, Shtetet e Bashkuara, Ukraina dhe Rusia zhvilluan bisedime trilaterale të paqes – një format i rrallë prej nisjes së luftës në 2022, që u quajt takimi i parë trepalësh direkt për përfundimin e konfliktit të gjatë.

Takimi u përshkrua si “konstruktiv”, por nuk prodhoi një marrëveshje përfundimtare apo armëpushim të menjëhershëm.

Territori mbetet çështje kryesore – Rusia kërkon të kontrollojë pjesë të mëdha të Donbasit, ndërsa Ukraina refuzon të dorëzojë toka të mbrojtura me luftë dhe kërkon të ruajë integritetin territorial.