Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se e ka shikuar arrestimin e presidentit venezuelas, Nicolas Maduro, në kohë reale në një dhomë të rezidencës së tij në Mar-a-Lago, krahas gjeneralëve ushtarakë.
“Më është thënë nga gjeneralët ushtarakë se asnjë shtet tjetër në botë s’mund ta bëjë këtë”, i ka thënë Trumpi “Fox Newsit” në një intervistë përmes telefonit. “Nëse do ta shihnit se çka ka ndodhur, unë e pashë dhe ishte sikur të shohësh një show televiziv”.
“Sikur ta shihnit shpejtësinë, dhunën, ata i thonë kështu… Ishte e mahnitshme, punë e mrekullueshme nga këta njerëz. Askush tjetër s’mund të bëjë diçka të tillë”, ka shtuar ai.
Ai ka thënë se e ka shikuar të gjithë aksionin. E ka cilësuar si kompleks.




