Presidenti amerikan, Donald Trump ka thurur lavde për dhëndrin e tij, Jared Kushner mbi rolin e rëndësishëm në përfundimin e konfliktit në Gaza dhe sigurimin e lirimit të pengjeve.
Gjatë fjalimit historik në Parlamentin e Izraelit në Jerusalem, Trump falënderoi Kushnerin për kontributin e tij në arritjen e Marrëveshjeve të Abrahamit, duke theksuar ndikimin e tij në procesin e paqes, transmeton Klankosova.tv.
Po ashtu, Trump pati fjalë të ngrohta edhe për vajzën e tij, Ivanka Trump, gruan e Kushnerit, duke përmendur dashurinë e saj të thellë për Izraelin. Ai vuri në dukje se kjo dashuri e çoi atë në konvertimin në judaizëm, një hap që Ivanka ndërmori para se të martohej me burrin e saj në vitin 2009.
Fjalimi i Trumpit në Knesset të hënën u prit me festë, ku u nderua edhe roli i tij qendror në kthimin e pengjeve dhe përpjekjet për paqe në rajon.
“Më lejoni gjithashtu të falënderoj në mënyrë të veçantë dikë që e do vërtet Izraelin, në fakt, e do aq shumë sa… vajza ime u konvertua [në judaizëm]”, tha Trump. “Nuk e dija që kjo do të ndodhte… dhe Bibi, ti e di që kjo nuk ishte në planin tim, ti e kupton këtë”.