Trump do të ndalojë aplikacionin ‘TikTok’ në SHBA

Presidenti Donald Trump deklaroi dje se do të ndalojë aplikacionin ‘TikTok’ që të operojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke hedhur poshtë një marrëveshje të mundshme të Microsoft për të blerë aplikacionin nga kompania e saj mëmë në pronësi kineze.

“Për sa i përket ‘TikTok’ ne do e ndalojmë atë në SHBA”, u tha Trump gazetarëve ndërsa ishte në bordin e “Air Force One”.

Sipas ligjvënësve amerikan, aplikacioni me pronësi të huaj mund të jetë një rrezik për sigurinë kombëtare. “Epo, unë e kam autoritetin për ta bërë këtë”, shtoi ai.

Aplikacioni i mediave sociale është në pronësi të një firme kineze, megjithëse dyshohet se drejtohet nga një CEO amerikan.

Zyrtarët amerikanë kanë ngritur shqetësime në lidhje me qeverinë kineze duke përdorur të dhëna private dhe personale përmes telefonave celularë të amerikanëve.

Presidenti i quajti veprimet e asaj dhe kompanive të tjera të mëdha të teknologjisë “shumë të këqija”, por nuk hyri në specifika.

Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo kohët e fundit paralajmëroi amerikanët që përdorin TikTok-un.