Presidenti amerikan, Donald Trump ka postuar në Truth Social për të thënë se është një “ditë e madhe për Paqen Botërore!”.
“Irani dëshiron që kjo të ndodhë, ata kanë duruar mjaft! Po kështu, të gjithë të tjerët kanë duruar!”, shkruan BBC, raporton KlanKosova.tv.
Ai tha se SHBA-të do të “ndihmojnë me grumbullimin e trafikut në Ngushticën e Hormuzit”, duke vazhduar:
“Do të ketë shumë veprime pozitive! Do të fitohen para të mëdha. Irani mund të fillojë procesin e rindërtimit. Ne do të ngarkojmë furnizime të të gjitha llojeve dhe thjesht do të “rrimë aty” për t’u siguruar që gjithçka të shkojë mirë. Jam i sigurt se do të shkojë. Ashtu siç po përjetojmë në SHBA, kjo mund të jetë Epoka e Artë e Lindjes së Mesme!”,tha ai./KlanKosova.tv.



