Trudeau: Mbyllja e ekonomisë do të zgjasë edhe disa javë

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, paralajmëroi sot se mbyllja ekonomike e Kanadasë ka të ngjarë të mbetet në fuqi edhe për disa javë të tjera, pasi rastet e infektimit nga koronavirusi i ri vazhdojnë të shtohen në të gjithë vendin, sipas “The Guardian”.

“Unë e di se njerëzit janë të interesuar tv dinë se kur gjërat do të kthehen në normalitet. Realiteti është se do të duhen akoma disa javë”, tha Trudeau.

“Është e rëndësishme që ekonomia jonë të vazhdojë, por ne do të duhet të qëndrojmë vigjilentë, derisa të gjendet një vaksinë”, theksoi ai.

Komentet e matura të Trudeau vijnë në kontrast të ashpër me ato të presidentit amerikan, Donald Trump, i cili po zhgënjehet gjithnjë e më shumë me ngadalësimin e zgjatur të ekonomisë amerikane, madje ka patur edhe përplasje me qeveritarët e shteteve për të vendosur se kur do të lehtësohen masat.

Kanadaja ka regjistruar më shumë se 26 100 raste me Covid-19 dhe 823 vdekje.