Tronditje politike në Saraj: Bashkim Ameti braktis AKI-në dhe i bashkohet VLEN-it!

Në skenën politike të Sarajit po ndodhin lëvizje të rëndësishme ditëve të fundit para zgjedhjeve të 19 Tetorit.

Bashkim Ameti, një emër i njohur në këtë komunë dhe figurë me ndikim në terren, ish ministër nga rradhët e BDI-së, funksionar i lartë në këtë parti i cili gjithmonë ka qenë në kryesi të kësaj partie në degën e Sarajit i është bashkuar koalicionit VLEN, duke sjellë një tronditje të fortë për strukturat e BDI-së në këtë zonë.

Vendimi i tij shihet si një sinjal i qartë i pakënaqësisë me mënyrën se si BDI ka udhëhequr në Saraj gjatë viteve të fundit, si dhe një hap që forcon ndjeshëm radhët e VLEN-it para zgjedhje komunale të 19 Tetorit.

Sipas burimeve brenda subjektit, afrimi i Bashkim Ametit pritet të sjellë rritje të madhe të mbështetjes në terren dhe do të sjell ndryshimin e shumëpritur në këtë komunë në krye me Muhamed Elmazin që po krijon epërsi në terren.

Ky zhvillim përbën një goditje të madhe për BDI-në në bastionin e saj, ndërsa njëkohësisht konfirmon se VLEN po fiton gjithnjë e më shumë besim dhe mbështetje nga gjitha anët.
Burimi: “Tetova1”