Tronditet NBA nga një skandal seksual pasi një e mitur publikoi foto me yllin e basketbollit

Një nga talentet më të mëdhenj të NBA-së, Josh Giddey është në qendër të një skandali pasi u shfaq një foto e tij me një adoleshente teksa ishin të zhveshur në dush.

Çështja u përkeqësua nga mesazhi bashkëngjitur fotos, ku e mitura thotë se ka krye marrëdhënie seksuale me yllin e Oklahoma City Thunder.

Edhe pse emri i vajzës nuk dihet, dihet se ajo gjimnaziste dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që do të thotë klasë e 11-të, apo 16 apo 17 vjeçe.

Nuk ka munguar edhe një video e basketbollistit australian që i drejtohet vëllait të të dashurës së tij dhe i uron fat në ndeshjen e ardhshme.

“Do të vijmë të të shikojmë”, i tha Giddy, i cili sapo të vinte në ligë duhej të njihej me ligjin amerikan dhe rregullat e brendshme të ligës, ndaj pritet reagimi i Oklahomës dhe drejtuesve të ligës. Sa për ta kujtuar, Giddy ka lindur në Melburn në vitin 2001, dhe ishte si “zgjedhja” e gjashtë në draftin e NBA.

Ai u bë më i riu ndonjëherë që regjistroi një performancë triple-double dhe ishte lojtari më i mirë i ri i muajit katër herë radhazi. /Telegrafi/