Ka pak kohë ku nëpër media u përfol se Beatrix Ramosaj, do të jetë pjesë e spektaklit të “Dance With Me”.
Dyshimet u ngritën edhe më shumë kur u publikua një foto e Trixës me Alketa Vejsiu, shkruan lajmi.net.
Por duket se një gjë e tillë nuk është në plan.
Në një postim të fundit të shpërndarë me fansat në InstaStory, Trixa tha se do të shihen në forma të tjera.
E njëjta me këtë rast thekson se ka nisur punën për videoklipet e reja dhe se së shpejti do të ketë disa befasi.
Postimi i plotë:
“Për dashamirësit e mi,
Faleminderit që vazhdoni dhe më shprehni dëshirën çdo ditë për të më shikuar në emisione televizive, por ne do të shihemi në forma të tjera së bashku.
Reklama
Jam në xhirime te videoklipeve të reja dhe disa surprizave të tjera vizuale, nën drejtimin e kushteve dhe dëshirave të mia.
Ju dua!
Beatrix”./Lajmi.net/





