Trim Jetullahu lanson projektin e ri muzikor “Sa t’kom dasht”

Këngëtari kosovar ka finalizuar projektin e ri muzikor të cilin e ka lansuar pak orë më parë, shkruan lajmi.net.

“Sa t’kom dasht” mban titullin kënga e re e Trimit të cilën e ka vizualizuar po ashtu edhe me një videoklip.

Njoftimin për publikimin e këngës së re e kishte paralajmëruar edhe ditë më parë përmes një njoftimi në instagram.

 

Ndryshe, Trimi projektin e parafundit e kishte bashkëpunimin me Fatima Ymerin me titull “Jena gzu” ku arritën 3 milionë klikime në youtube./Lajmi.net/