Duke qenë që gjatë mandati 4 vjecar te cilin e fitoi kryesisht me votat e shqiptarëve, kryetari i Kumanoves Makso nuk realizoi asgje pothajse nga premtimet qe i kishte dhënë per pjesen shqiptare, si rrethrrotullimi te Tregu i Gjelbert, zhvendosja e objektit shkollor te Gjimnazit shqip etj, kreu i Kumanoves gjate ketyre diteve fushate elektorale ka filluar aty-ketu te punoj e ndertoj shkel e shko, si puna e ndertimi te fushes se futbollit ne fshatin Rramali te Kumanoves. Absurdi ka te beje me faktin qe banoreve te ketushem i ishte premtuar uji i pijshem dhe kanalizimi nderkohe qe asnjera nga keto probleme me rendesi jetike ekzistenciale nuk ishte zgjidhur. Dhe ne momentin kur banoret e ketushem po prisnin zgjidhjen e problemit te ujit te pijshem, sic e kane te zgjidhur fshatrat e banuara me maqedonas te Kumanoves, Makso vendos qe tju ndertoj fushen e futbollit!!! S’ka faj pse te investoje qindra mije euro per ujë kur mundet me 5000 euro. Keshtu me këso premtimesh boshe dhe talljesh e fitoi mandantin e parë, por Makdo duhet ta dij se po garon per mandatin e dyte! Nese shqiptaret ta dhane voten per genjeshtra mandatin e pare, tani e kane mundesisnë te ndëshkojnë per atë që i gënjeve heren e pare. Makso ne jete gjithcka kthehet…, ose më herët ose më vonë! Lajm