Tri ditë pas vrasjes së të riut në Mitrovicë, të dyshuarit ende në kërkim

Mesnatës e së premtës ka ndodhur një vrasje në Mitrovicë, ku viktima është sulmuar me thikë.

“Viktima pas pranimit të ndihmës së parë në Spitalin Rajonal Mitrovicë është transportuar në QKUK i cili duke mos u përballuar lëndimeve të marra ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor”, u tha në njoftimin e policisë.

Në lidhje me këtë vrasje janë dy persona të dyshuar, L.B dhe A.Z të cilët janë në arrati, trasmeton Klankosova.tv.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Avni Zahiti për Klankosova.tv bëri të ditur se edhe tri ditë pas vrasjes, të dyshuarit janë ende në kërkim.

Ndryshe, ditën kur ndodhi vrasja policia arriti të konfiskoi një veturë e cila ishte përdorur nga të dyshuarit.