Gjykata Administrative anuloi zgjedhjet në një qendër votimi në Likovë (Foto/Video)

Rezultatet nga votimi i zbatur në vendvotimin numër 1112/1 në Komunën e Likovës për listat e kandidatëve për zgjedhjet presidenciale anulohen.

Kështu ka vendosur Gjykata Administrative pas padisë së bërë nga ana e Arben Taravarit.

Më poshtë mund ta lexoni të plotë vendimin e Gjykatës Administrative.

Ditën e zgjedhjeve, më 24 prill, në raundin e parë të presidencialeve, koalicioni opozitar VLEN hodhi akuza për mbushjen e kutive të votimit në Komunën e Likovës nga ana e BDI-së.

Më poshtë, video nga konferenca për media e VLEN-it, ditën e zgjedhjeve dhe akuzat për mbushjen e kutive nē Likovë.