”Tregu i transferimeve nuk do të hapet më 1 korrik”

Kalendarët janë modifikuar për të kaluar përtej sezoneve normale dhe kontratat që skadojnë më 30 qershor ka qenë një temë e nxehtë midis klubeve.

Por Garcia Silvero ka pohuar se, pavarësisht se nuk ka mundësi të zgjasë automatikisht kontratat aktuale, FIFA nuk do të rihapë regjistrimin si normalisht, do të thotë që lojtarët do të mbeten të disponueshëm për klubet e tyre aktuale në rast të një rikthimi në fushë.

“FIFA nuk mund të zgjasë kontratat përtej 30 qershorit, por dritaret e transferimit nuk do të jenë të njëjta dhe lojtarët nuk mund të regjistrohen”, i tha ai Cadena Cope. “Në fakt, tregu nuk do të hapet më 1 korrik”.

“Nëse një marrëveshje përfundon më 30 qershor, teorikisht, lojtari duhet të kthehet në klubin e tij. Sidoqoftë, regjistrimi nuk do të jetë i hapur, prandaj një marrëveshje nuk do të përpunohej”.