Tre vite reagoj për këtë shkelje të ligjit, heshtje nga Ministria e Drejtësisë dhe Librat e amzës!

Shkruan: Qenan Aliu

Ju lutemi, të zbatoni ligjin dhe ti shpjegoni opinionit të gjërë për këtë devijim dhe heshtje perfide !

Ministria e Drejtësisë së RMV dhe rrjedhimisht edhe DREJTORIA për mbajtjen e librave të AMZËS, nuk respektojnë Ligjin për EVIDENCËN e amzës në PËRMBAJTJEN e formularëve të Çertifikatës të lindjes, Kurorëzimeve dhe Çertifikatës së vdekjes.

Drejtoria në fjalë është e themeluar në pajtim me Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për evidencën e amzës në vitin 2008 (Gazeta zyrtare e RM, nr.98/2008), zbatimi ka filluar më 1 janar 2009. Ndërkaq Ligji për evidencën e amzës është sjellur në vitin 1995 (Gazeta zyrtare e RM, nr8/1995) dhe me disa ndryshime dhe plotësime me ate të fundit në vitin 2016 (Gazeta zyrtare e RM, nr.27/2016. Dhe me këtë këta kompetenca kaluan nga MPB tek ministria e Drejtësdisë, me themelimin e drejtortisë si organ në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë.

Ju lutemi FORMULARËT që lëshohen për qytetarët dhe ajo oficiale që është e publikuar në faqen zyrtare të Drejtorisë nuk janë të botuara në PAJTIM ME LIGJIN në fuqi, në KUPTIM TË NENIT 4 paragrafi 2 të Ligjit material. Përkatësisht, INSTITUCIONALISHT shteti ka devijuar ligjin për mos evidentimin e PËRKATËSISË ETNIKE në përmbajtjen e formularit të CERTIFIKATAVE të lartëshënuara të cilat trajtohen si DOKUMENTE PUBLIKE për nevojat e qytetarit dhe organeve shtetërore. PRA FORMULARËT NUK KAN GRAFËN PËR PËRKATËSINË ETNIKE. E kjo është DETYRIM zyrtar sepse në certifikatë organi është i obliguar të evidentojë të dhënat që janë të evidentuara në librin amzë. Zatën në nenin 1-a të Ndryshimit dhe Plotësimit të ligjit thuhet cit..-(1. “Certifikatë nga libri i amzës” – paraqet dokument publik i cili jepet në formular të përcaktuar në bazë të të dhënave nga librat e amzës.)

Kjo të shton dilemën (nuk jam në dijeni) se a thua vallë edhe gjatë botimit të rregjistrave (dhe në sistemin elektronik) është shmangur grafa e përkatësisë nacionale (bashkësisë etnike) në kundërshtim me ligjin edhe në LIBRAT E AMZËS !?

Kjo rrëshqitje me prapavijë nuk ka ndodhur as në Republikën Socialiste të Maqedonisë madje nga viti 1973 në ish- RSFJ. Me këtë qasje të shkurtër në këtë format,REAGOJ me indinjatë deri tek Ministri dhe zv/ministri i Drejtësisë si dhe tek (Drejtorati në cilësi të personit juridik), të zbatojnë ligjin dhe ti shpjegojnë OPINIONIT se PSE me vite ndodhë ky devijim dhe heshtje perfide .