Tre vdekje të dyshimta gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

Policia në raportin 24 orësh ka njoftuar tre vdekje të dyshimta në Kosovë.

Viktimat raportohen të jenë gjetur në Prishtinë, Gjilan dhe Viti, transmeton Klankosova.tv.

“Viti 29.01.2022-23:33.Është raportuar se në një serrë afër shtëpisë së tij, është gjetur trupi i viktimës mashkull kosovar (i mitur). Njësit relevante kanë dalur në vendin e ngjarjes ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion. Rasti në procedurë hetimore.” thuhet në raport.

Ndërsa në Gjilan burri e ka gjetur gruan të vdekur në shtëpi, derisa trupi i pajetë është dërguar për obduksion dhe rasti po hetohet nga policia.

“Prishtinë 29.01.2022-Është raportuar se trupi i viktimës femër kosovare është gjetur në banesën e saj. Njësit relevante kanë dalur në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion. Rasti në procedurë hetimore.”