Tre të vdekur në një incident me helikopter në Meksikë

Tre persona kanë mbetur të vdekur pasi një helikopter u rrëzua në Coyoacan të Meksikës.

“Popullsia nuk është në rrezik, e as shtëpitë për rreth”, ka njoftuar Sekretari i Sigurisë Qytetare (SSC), Pablo Vazquez Camacho.

Bëhet e ditur se helikopteri i përkiste kompanisë Let’s Fly, e cila ofron fluturime turistike dhe transport rreth qytetit, shkruajnë mediat e huaja.

Sekretariati Federal i Infrastrukturës, Komunikimeve dhe Transportit (SCT) ka raportuar se do të marrë pjesë në hetimin e Agjencisë Federale të Aviacionit Civil (AFAC) për të identifikuar shkakun e rrëzimit të helikopterit.

Edhe zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Meksikës ka hapur një dosje hetimore në lidhje me incidentin, duke u koordinuar me mjekët ligjor dhe ekspertë të ndryshëm si ata të kriminalistikës.

Ndërkohë, Policia Hetimore po punon për lokalizimin dhe analizimin e kamerave që kanë regjistruar ngjarjen, si dhe për marrjen e informacioneve nga dëshmitarët.

Ndryshe, SCT ka shprehur keqardhje për vdekjen e ekuipazhit të helikopterit dhe ka raportuar se ai u rrëzua shkaku i një defekti në motor.