Përfaqësuesja e Zvicrës U21 e ka publikuar listën për ndeshjen miqësore me Irlandën U21.
Në listën e shpresave te Zvicrës, gjenden tre futbollistë shqiptarë.
Amir Saipi, Kastriot Imerin dhe 17-vjeçarin shqiptar Albian Hajdari.
Portieri Saipi me parë kishte pranuar të jetë pjesë e Kosovës, por tani ai është i përfshirë tek Zvicra U21.
Në anën tjetër Kastriot Imeri është prej më të njohurve tani, duke u kthyer në njërin prej lojtarëve më kryesor të Zvicrës.