Tre sulmues të Arsenalit mund të largohen në janar

Tek londinezët, tre sulmues mund të largohen në afatin e janarit, dy prej të cilëve në mënyrë të përhershme gjersa njëri huazim.

Arsenali pritet të humbasë dy sulmuesit në vitin 2022, raporton ‘football.london’, me Eddie Nketiah dhe Alexandre Lacazette që shkojnë drejt largimeve.

Të dy lojtarëve do t’u skadojë kontrata verën e ardhshme dhe do të largohen nga Emirates Stadium si agjentë të lirë nëse nuk bëhen marrëveshje gjatë dritares së janarit.

Ndërkohë sulmuesi tjetër i klubit, Folarin Balogun gjithashtu mund të largohet – por si huazim.

20-vjeçari i promovuar këtë edicion nga “Gunners” po kërkohet nga Middlesbrough – sipas The Sun.

Trajneri i ri i Boro-s, Chris Wilder e ka identifikuar 20-vjeçarin si një objektiv prioritar përpara afatit kalimtar të janarit.

Arsenali mund të jetë i hapur për të huazuar Balogun, i cili zgjati kontratën e tij në Emirates Stadium deri në 2025 në prill.